Lidhje

Kolegji Zgjedhor rrëzon vendimin e Komisionit Zgjedhor


Kolegji Zgjedhor rrëzon vendimin e Komisionit Zgjedhor
Kolegji Zgjedhor rrëzon vendimin e Komisionit Zgjedhor

Në Shqipëri Kolegji zgjedhor vendosi mbrëmë në mesnatë pas gati 11 orë konsultimesh, që të rrezojë vendimin e Komisionit zgjedhor i cili shpallte si fitues të garës për Bashkinë e Tiranes kandidatin demokrat Lulzim Basha dhe të urdherojë KQZ-në të hapë, rivlerësojë dhe të numërojë të gjitha fletët e votimit të hedhura në kutitë e gabuara në 365 qendrat e votimit të kryeqytetit. Për 117 të tjera kish ndërhyrë më parë KQZ-ja pas ankesës së partisë demokratike dhe nga rinumërimi i fletëve të votimit të gjetura në kutitë e gabuara zoti Basha kaloi në avantazh me 81 vota. Me vendimin e mbrëmshëm të Kolegjit praktikisht gara për kryeqytetin mbetet sërish e hapur.

XS
SM
MD
LG