Lidhje

Statusi, Fyle: Rekomandimi pa kushtëzime


Raporti i Komisionit i rekomandon vendeve anëtare dhënien e statusit Shqipërisë. Kryeministri Rama: Raporti nuk lë shteg për asnjë alibi

Shqipëria mori sot një vlerësim të qartë nga komisioni europian i cili rekomandoi sërish vendeve anëtare që në mbledhjen e pas pak javëe t’i japin asaj statusin kandidat. Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle, i cili ishte sot në Tiranë, deklaroi se vendi ka bërë përparime në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe në realizimin e reformave në sisitemin gjyqësor dhe se këto përbëjnë një argument të fortë për një vendim pozitiv. Nga ana e tij kryeministri Edi Rama tha se rekomandimi i sotëm nuk lë asnjë shteg për alibi për vendimin e vendeve anëtare:
KE rekomandon Shqipërinë për në BE
please wait

No media source currently available

0:00 0:05:00 0:00


"Bazuar në gjetjet tona, ne konfirmojmë, përtej cdo dyshimi, pa asnjë kushtëzim apo rezervë, rekomandimin se shtetet anëtare duhet t’i japin Shqipërisë statusin kandidat".


Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fuele e bëri këtë deklaratë në Tiranë pak orë pas publikimit të raportit të Komisionit europian, i cili ishte kërkuar në dhjetor nga vendet anëtare.

Raporti kishte në qendër vlerësimin e hapave të bërë nga Shqipëria në tre fusha kyce, në të cilat sipas zotit Fyle është bërë përparim:

"Ne i kemi mbështetur rekomandimet tona në vullnetin e vazhdueshëm politik për të vepruar me vendosmëri në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në angazhimin për një reformë gjyqësore gjithëperfshirëse, si dhe në vlerësimin e përparimit të bërë në këto fusha dhe veprimet e ndërmarra nga Shqipëria që prej raportit të fundit të Progresit.Unë jam I inkurajuar nga angazhimi I dëshmuar nga Shqipëria dhe përpjekjet për reforma në të shkuarën dhe ato në vijim. Unë shoh një arsye të fortë për një vendim pozitiv nga Shtetet anëtare".

Nga ana e tij edhe kryeministri Edi Rama vlerësoi se raporti ka konfirmuar një "Po" të qartë dhe të fortë:

“Ky progres raport ka nënvizim shumë të fortë dhe nuk lë shteg për asnjë dyshim apo alibi sepse Shqipëria duhet të marrë statusin e vendit kandidat. Dhe mbi të gjitha është një rekomandim i pastër pa asnjë presje pas PO-së”.

Pavarësisht këtij rekomandimi, askush nuk mund të thotë sot se cështja e statusit është një kapitull i mbyllur. Zoti Rama u shpreh se Qeveria ndjehet e qetë se ka kryer detyrën e saj:

"Vendet anëtare kërkuan në dhjetor një konfirmim për qëndrueshmërine e reformave të nisura dhe ky rekomandim erdhi", - tha zoti Rama, sipas të cilit vendet anëtare "kanë edhe arsye të tjera që nuk lidhen me Shqipërinë", duke ju referuar valës në rritje të euroskeptikëve e konfirmuar edhe nga zgjedhjet për parlamentin europian të fundmajit.
XS
SM
MD
LG