Lidhje

Komisioneri europian për zgjerimin Stefan Fyle viziton Tiranën


Në Tiranë, komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle tha sot se Shqipëria ka patur arritje të mëdha por se nevojiten më shumë përpjekje për të marrë statusin e vendit kandidat e për të përparuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Duke ju referuar 12 objektivave të përcaktar nga Brukseli, zoti Fyle veçoi reformën zgjedhore, rolin e parlamentit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe forcimin e shtetit ligjor për një sistem gjyqësor efikas dhe rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Përparimi i mëtejshëm varet nga ju, tha zoti Fyle gjatë fjalës së tij në Parlament.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte edhe ajo për zgjedhjen e presidentit të ri, i cili sipas komisionerit europian duhet të përfaqësojë unitetin e popullit. Ndërsa nga ana e tij kryeministri Berisha premtoi një proces negociatash mes palëve

Shiko komentet (1)

Ky forum është mbyllur
XS
SM
MD
LG