Lidhje

Komisionerja e Ukrainës për të drejtat e njeriut: Timoshenko ka shenja dhune në trup


Komisionerja e Ukrainës për të drejtat e njeriut thotë se gjatë një inspektimi personal ka gjetur se ish-kryeministrja Yulia Tymosheko, e burgosur, ka shenja të nxira në trupin e saj.

Nina Karpachyova njoftoi rezultatet sot, një ditë pasi një avokat i znj Timoshenko tha se rojet e burgut e kishin rrahur ndërsa po e dërgonin në një spital javën e kaluar.

Ai gjithashtu tha zonja Tymoshenko që nga ajo kohë është në grevë.

Prokurorët kanë pranuar se ajo u dërgua në spital kundër vullnetit të saj, por mohojnë akuzat se ishte rrahur. Ajo kishte refuzuar për të shkuar në spital vullnetarisht sepse nuk ka besim tek mjekët e qeverisë.

Zonja Tymoshenko është ankuar për dhimbje të rënda në kurriz dhe ka kërkuar trajtim mjekësor nën mbikqyrje nga mjekë të huaj.

Kryetarja e opozitës u dënua me 7 vjet burg vitin e kaluar nën akuzat për shpërdorim të detyrës në një marrëveshje të gazit me Rusinë më 2009. Ajo tani është në gjyq me akuzat për shmangia taksash dhe pot ë gjendet fajtore mund të dënohet me 12 vjet burgim.

Ajo mohon akuzat dhe thotë se ato janë pjesë e një fushate të Kryeministrit aktual Viktor Yanukovych për të larguar nga skena rivalen e tij më të fortë politik.

XS
SM
MD
LG