Lidhje

Komisioni hetimor ndaj nënkryetarit të KLD-së, Elvis Cefa


Seanca dëgjimore e nënkryetarit Cefa, për të cilin kërkohet shkarkimi nga detyra prej një grupi deputetësh.

Komisioni i posaçëm hetimor parlamentar i ngritur pas kërkesës për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zhvilloi sot një seancë dëgjimore me nënkryetarin e KLD-së dhe me antarin Lulzim Lelçaj. Komisioni kërkoi shpjegime rreth shkeljeve ligjore që një grup deputetësh të shumicës socialiste pretendojnë se kanë gjetur në punën e KLD-së, duke kërkuar shkarkimin e nënkryetarit Cefa.

KLD seance degjimore ne parlament
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:18 0:00

Komisioni rrëzoi kërkesën e zotit Cefa për largimin nga ky komision të dy deputetëve Armand Subashi dhe Spartak Braho, ndërsa ai dhe theksoi se deputetët po kërkojnë shkarkime për veprime që KLD nuk i ka bërë. Zoti Cefa tha se KLD vendosi standarte të larta pune, por komisioni hetimor është antikushtetues, ndaj veprimtaria e tij duhet të përfundojë menjëherë, për të mos krijuar kështu një precedent të rrezikshëm për shtetin e së drejtës në Shqipëri.

“Sipas Gjykatës Kushtetuese, komisione të tilla hetimore nga parlamenti janë kuazi-gjyqësore. Deputetët këtu në komision pretenduan se hetimi parlamentar nuk është një proces gjyqësor, por unë citova Kushtetutën dhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit, në këto raste duhet ndjekur procedura e njohur e proceseve gjyqësore” - tha zoti Cefa. Ai renditi edhe disa raste, kur kryetari i komisionit hetimor, deputeti Armand Subashi ka shkelur ligjin, kur ishte antar i KLD-së.

Deputetët e opozitës nuk marrin pjesë në këtë komision hetimor, ku sollën dokumenta Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Ministria e Drejtësisë. Grupi i deputetëve socialistë kërkuan shkarkimin e Cefës dhe Lelçaj, pasi gjetë një seri shkeljesh ligjore në veprimtarinë e KLD, për transferime dhe emërime gjyqtarësh, kryetarë gjykatash, shkelje me konfliktin e interesit të zyrtarëve.

XS
SM
MD
LG