Lidhje

Komisioni i Venecias shqyrton përplasjen president-parlament


Venice Commission
Venice Commission

Në Shqipëri ndodhet një tjetër mision i Komisionit të Venecias, të cilit i është kërkuar të japë një opinion lidhur me përplasjen mes Presidentit Ilir Meta dhe Parlamentit për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

FIllimisht kërkesa drejtuar Komisionit të Venecias u bë nga parlamenti, me vendim të komisionit hetimor të ngritur për shkarkimin e Kreut të Shtetit.

Në muajin dhjetor Komisioni miratoi zgjerimin e hetimit edhe rreth konliktit të lindur me mos dekretimin nga ana e Presidentit të kandidates Arta Vorpsi, brenda periudhës 30 ditore që parashikon ligji.

Ndonëse shumica e konsideroi atë, të emëruar automatikisht, zoti Meta dekretoi megjithatë kandidaten tjetër Marsida Xhaferllari, të cilën e ftoi të bënte betimin.

Vendimit të Komisionit hetimor, presidenti ju kundërpërgjigj me një kërkesë të bërë dhe prej tij. Janë të paktën 38 pyetje që Kreu i Shtetit ka shtruar për ekspertët e Venecias, në një material 40 faqesh.

Ndërsa palët kanë kërkuar si arbitër Komisionin e Venecias, shumica mbrëmë miratoi një ndryshim në ligjin për organizimin e Gjykatës Kushtetuese i cili synon të shmangë betimin e anëtarëve të kësaj gjykate vetëm te presidenti i Republikës.

Vendimi i shumicës lë vend për pikëpyetje, duke qenë se Kushtetuta parashikon “betimin para presidentit”.

Zoti Meta nga ana e tij e ka cilësuar paraprakisht nismën, si shenjë mungese të respektit për shtetin ligjor dhe vetë kushtetutën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG