Lidhje

Tiranë: SHBA, BE, qeveria dhe PD reagojnë mbi Opinionin e Komisionit të Venecias


Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpriti opinionin e Komisionit të Venecias mbi Ligjin e Vetingut.

"Vetingu i gjykatësve do të jetë një hap kuptimplotë drejt eliminimit të korrupsionit të thellë gjyqësor në Shqipëri dhe opinioni i Komisionit të Venecias duhet t’i japë fund çdo shqetësimi legjitim lidhur me ligjin" - thuhet në një deklaratë nga SHBA.

Reagime pas opionionit të Venecias
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:49 0:00

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi Ligjin e Vetingut pritet të ketë pasoja dhe ndikim të gjerë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.

"Shtetet e Bashkuara kanë besim se Gjykata Kushtetuese do të riparojë besimin e publikut tek sistemi gjyqësor që është dëmtuar nga gjykatës dhe prokurorë të korruptuar" - theksojnë SHBA në deklaratë.

Delegacioni i BE-së ka reaguar pas pinionit të Komisionit të Venecias për vettingun.

Diplomatët e shteteve antare të BE-së në Tiranë se bashku me delegacionin mirëpritën përmbledhjen e Venecias lidhur me Kushtetutshmërisë së ligjit të vlerësimit dhe përputhshmërinë e tij me konventat ndërkombëtare.

BE theksoi në deklaratë se progresi në këtë fushë është thelbësor për ecjen përpara të Shqipërisë drejt antarësimit në Bashkimin Europian.

“Shumica e qytetarëve kërkojnë një gjyqësor të pavarur, profesional të paanshëm dhe efektiv. Ne nxitim gjithë forcat politike, institucionet shtetërore dhe organet gjyqësore të nisin pa vonesa zbatimin e reformës në drejtësisë” - deklaroi BE-ja.

Kryeminitri Rama pohoi nw rrjetet sociale se Komisioni i Venecias e konfirmoi ligjin e vetingut pa rezerva.

Partia Demokratike përshëndeti sot miratimin e shpejtë të Opinionit të Komisionit të Venecias për 4 pyetjet që i ka drejtuar Gjykata Kushtetutese për vettingun.

Sipas partisë kryesore të opozitës, Opinioni i Komisionit të Venecias përbën kontribut për shqyrtimin e shpejtë dhe objektiv të cështjes nga Gjykata Kushtetuese.

“Komisioni i Venecias, në paragrafin 64, ka shprehur qartë opinionin se grupi i punës i përbërë nga organet, që janë nën varësinë apo ndikimin e Kryeministrit, si DSIK, SHKB etj., duhet të jetë domosdoshmërisht nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e plotë të Komisionit të Pavarur të Vettingut” - theksoi PD në deklaratën e saj.

PD theksoi në deklaratën e saj se “për Komisionin e Venecias, konkluzioni themelor është që grupi i punës, i cili ka rolin kryesor në kontrollin e figurës dhe që përbëhet nga personel sigurie, të funksionojë nën mbikqyrjen dhe kontrollin e organeve të rivlerësimit dhe që të gjitha materialet në dispozicion të grupit të punës duhet të jenë në dispozicion të tyre”.

Ky konkluzion themelor i Komisionit të Venecias konfirmon tërësisht, sipas saj, qëndrimin e Partisë Demokratike, se procesi i kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet vetëm nga organet kushtetuese të rivlerësimit, dhe se çdo organ tjetër qeveritar duhet të veprojë nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e organeve kushtetuese të rivlerësimit

PD tha se në paragrafin 64 të Opinionit të Komisionit të Venecias, saktësoahet qartë që vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet jo nga kryeministri, por nga organet kushtetuese të rivlerësimit.

“Komisioni i Venecias, në paragrafët 46 dhe 58, çmon se Gjykata Kushtetuese që duhet të vlerësojë nëse organet kushtetuese të rivlerësimit, kanë kontrollin e plotë mbi organet qeveritare, si kusht që ligji të jetë në përputhje me nenet 6 dhe 8 të KEDNJ-së.” - deklaroi PD.

Partia kryesore e opozitës nxiti Gjykatën Kushtetuese të përfundojë në një kohë të shkurtër shqyrtimin e kushtetutshmërisë së ligjit të vettingut, sipas çështjeve të ngritura në kërkesën e Partisë Demokratike.

“Komisioni i Venecias shprehet në paragrafin 15, se nuk merr përsipër të analizojë përputhshmërinë ligjit me Kushtetutën dhe ligjet e brendshme, sepse kjo detyrë i takon vetëm Gjykatës Kushtetutese, e cila duhet të garantojë që ligji i vettingut të jetë në përputhje me Kushtetutën” - nënvizoi PD.

Sipas saj, Vettingu është garancia e vetme kushtetuese për largimin nga sistemi të gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar dhe nuk mbron të korruptuarit dhe kriminelët në pushtet, siç përpiqet të bëjë shumica parlamentare.

XS
SM
MD
LG