Lidhje

Kompania filmike e çiftit Obama, me prodhime të reja


Former U.S. President Barack Obama

Kompania filmike e Barak dhe Michelle Obamës njoftoi të premten gjashtë projekte të reja për kompaninë Netflix, duke përfshirë një histori dashurie dhe një thriller për të rinjtë.

Kompania Higher Ground Productions e ish-Presidentit dhe ish-Zonjës së Parë do të përshtasë romanin e autorit britaniko-pakistanez Mohsin Hamid "Dalja në Perëndim” për ta bërë film, sipas një deklarate të Netflix-it. Libri tregon historinë e një çifti të ri që gjen dyert magjike drejt vendeve të tjera dhe që më pas e gjen veten në mes të një krize globale refugjatësh.

Projekte të tjera përfshijnë një film fantastiko-shkencor të quajtur "Sateliti", i cili do të prodhohet me kompaninë e produksionit T Street, e drejtuar nga regjisori i serialit "Star Wars" Rian Johnson dhe producenti Ram Bergman.

Një tjetër është "Tenzing", historia e një nepalezo-indiani, i cili arriti i pari në majën e malit Everest me zelandezin Sir Edmund Hillary.

"Gruaja e Re" është një film me metrazh të gjatë që përshkruan një grua në ditën e saj të martesës, e cila ndihet e hutuar kur afrohet një stuhi. Kompania gjithashtu po krijon dy seriale televizive.

"Vajza e Zjarrfikësit" është një thriller i bazuar në një roman të shkrimtares Angeline Boulley dhe flet për një 18 vjeçare, anëtare të fisit Ojibwe, e cila merr pjesë në një hetim policor.

Seriali tjetër është një dokumentar për parqet kombëtare.

Netflix tha se projektet do të dalin gjatë viteve të ardhshme por pa dhënë data të sakta.

Barack dhe Michelle Obama nënshkruan një marrëveshje shumëvjeçare produksioni me firmën Netflix në vitin 2018.

Projektet e tyre të mëparshme me Netflix-in përfshijnë "Fabrika Amerikane", e cila fitoi një çmim Oskar në vitin 2020 për dokumentarin më të mirë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG