Lidhje

Kompania italiane prodhon maska transparente


Një kompani italiane po bën maska transparente në mënyrë që njerëzit të shohin gojën e maskuar. Ndërsa janë të dobishme për njerëzit që nuk dëgjojnë, të cilët mbështeten në leximin e buzëve, maskat transparente po tërheqin edhe bizneset që duan t'u tregojnë klientëve të tyre një fytyrë më miqësore megjithëse të mbuluar.

Një qeshje e lehtë me një të panjohur, një buzëqeshje ndaj një klienti që paguan. Një kompani e modës në Itali po e mundëson këtë përveç sigurisë me maskat e tyre të reja kirurgjikale.

Ajo që filloi në të gjithë botën si një element thelbësor për të shurdhërit dhe memecët, është bërë tani mjaft e kërkuar për bizneset italiane që po rihapen pas muajsh mbyllje.

"Maskat transparente janë për këdo," thotë Doriana Marini, drejtoreshë ekzekutive dhe themeluese e kompanisë Dienpi.

"Çdokush mund ta përdorë këtë pajisje për të pasur komunikim më të lehtë, jo vetëm me fjalë, por edhe me gjeste, shprehje të fytyrës, lëvizjet e buzëve ....apo, për të dërguar një puthje", shton ajo.

Maska e Dienpit prodhohen në Itali, ashtu si etiketat e tyre të zbukuruara për industrinë e modës, me klientë si Valentino, Gucci dhe Chanel.

Por kur koronavirusi goditi Italinë në mars, zonja Marini u përball me një zgjedhje: të mbyllej ose të përshtatej me pandeminë.

Fabrika e saj ishte e pajisur me makineri qepëse të gatshme për të prodhuar. Ajo projektoi maskën e saj të parë, të çertifikuar nga mjekësia, e cila shpejt u bë modeli transparent që po tërheq kaq vëmendje.

Pjesa transparente është bërë nga poliuretani, që ngjitet në pëlhurë duke përdorur saldim termik dhe qepje.

Procesi me dy hapa garanton izolimin edhe pas katër larjeve.

Porositë për maskat transparente kanë arritur tashmë në 15,000.

Pas dy muajve të një izolimi të plotë për shkak të për COVID-19, pronarët e dyqaneve janë përgjigjur me entuziazëm.

Barbara Celli po sheh klientët që kanë muaj që kanë pritur për të prerë flokët. Maska e bën pak më të lehtë mikpritjen e tyre përsëri.

"Klientët po kthehen nga një kohë e vështirë dhe kanë nevojë për një buzëqeshje, kështu që të qenit në gjendje të tregoni buzën në gas është shumë e rëndësishme,"thotë Celli.

Në dyqanin Kremosé, punonjësit kanë masa të reja higjenike, kështu që shitja e akulloreve është e sigurt.

Veshja e maskave është një kërkesë themelore - por paneli transparent e bën marrëdhënien me klientët pak më të ngrohtë se akullorja që ata po shesin.

"Këto maska transparente janë shumë të rëndësishme për ne sepse në punën tonë, gjëja më e rëndësishme është një buzëqeshje", thotë Rossana Tartabini, pronare e dyqanit Cremosé Gelato.

"Një buzëqeshje dhe gjithashtu të jetë në gjendje të kuptojë shpejt klientin, dhe t'i bëjë ata gjithashtu t'ju kuptojnë".

Për një higjeniste dentare maska transparente është thelbësore, veçanërisht për pacientët me probleme të dëgjimit.

"Veçanërisht në punën time kur përpiqem të shpjegojë teknikat e larjes së dhëmbëve, pacientët që nuk dëgjojnë vështrojnë lëvizjet e buzëve," thotë Adele Mattioli.

Kostoja e një maske të tillë është 7 dollarë secila. Denpi po kryen prova të tjera laboratorike për të prodhuar maska të çertifikuara për filtrimin e bakterieve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG