Lidhje

Konferenca e donatorëve të Afganistanit


Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai hapi një konferencë të madhe të donatorëve në Tokjo sot me zotimin për goditjen e korrupsionit në vend dhe me paralajmërimin se instabiliteti në Afganistan kërcënon të githë botën.


Në konferencë marrin pjesë zyrtarë të lartë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë sekretaren e Shtetit Hillari Klinton, e cila gjatë qendrimit të saj dje në Kabul ofroi sigurime se Shtetet e Bashkuara nuk do ta braktisin Afganistanin pasi trupat luftarake amerikane të largohen nga vendi në vitin 2014.

Në fjalën e tij të hapjes në konferencën e Tokjos, zoti Karzai falenderoi asamblenë e komeve për ndihmën e tyre gjatë dekadës së fundit dhe vuri në dukje përparimin që ka bërë Afganistani. Por ai theksoi se këto arritje janë ende delikate

“Afganistani vazhdon të përballet me rreziqe nga kërcënimet e zakonshme si terrorizmi dhe ekstremizmi. Këto kërcënime nuk prekin vetëm shoqërinë afgane. Në fakt, i gjithë rajoni, madje edhe bota nuk do të jenë të sigurta përsa kohë që terrorzimi dhe ekstremizmi të vazhdojnë, të gjejnë strehim dhe mbështetje në disa vende të rajonit përtej kufijve të Afganistanit”.

Zoti Karzai u shpreh se korrupsioni në Afganistan ka minuar përpjekjet e mëparëshme të ndihmave dhe premtoi se gjendja do të vihet nën kontroll.

Edhe përpara konferencës, Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton tha se Uashingtoi e deklaron Afganistanin në një nga aleatët kryesorë, jo anëtar të NATOs në rajon, gjë që e bën këtë vend të marrë më shumë dhe më shpejt ndihm për çështjet e sigurisë, si dhe e bën më të lehtë për të, të sigurojë pajisje ushtarake të markës amerikane.
XS
SM
MD
LG