Lidhje

Pres. Trump urdhër ekzekutiv për të shmangur dorëzimin e materialeve të kërkuara nga Kongresi


Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve pritet të vendosë sot nëse kreu i Departamentit të Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm William Barr, është përgjegjës për mosbindje ndaj Kongresit.

Departmenti i Drejtësisë refuzoi të dorëzojë kopjen e plotë pa shkurtime të raportit të Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për hetimin e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane.

Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se Presidenti Trump përdori privilegjin ekzekutiv për të mos lejuar dorëzimin e materialeve të kërkuara nga Komisioni Juridik.

Mosbindja ndaj Kongresit është një shkelje ligjore, e cila shoqërohet me një gjobë deri në 1 mijë dollarë dhe me 12 muaj heqje lirie.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG