Kongresi shtyn votimin për një paketë ndihmash për Ukrainën dhe vendos sanksione ndaj Rusisë deri të paktën të martën që vjen.
Dhoma e Përfaqësuesve mbajti një seancë të shkurtër sot, pa e miratuar projekt-ligjin. Seanca e ardhshme është të martën.
Dhoma e Përfaqësuesve kishte rënë dakord që të pranonte variantin e senatit që i jep Ukrainës 1 miliardë dollarë në garanci për hua dhe vendos sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë për aneksimin e Krimesë.
Senati ndërkohë i shtoi variantit të vet, një klauzolë që përfshin 10 milionë dollarë për transmetimet ndërkombëtare amerikane në rajon dhe që ishte pjesë e projekt-ligjit të Dhomës së Përfaqësuesve.