Lidhje

Konstituohet parlamenti i Malit të Zi


Kryetari i ri i kuvendit malazez Aleksa Beçiq

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, të mërkurën kanë votuar për postin e kryetarit të ri të Kuvendit, në të cilin është zgjedhur deputeti nga radhët e Koalicionit “Paqja është kombi ynë”, Aleksa Beçiq.

Zoti Beçiq, u mbështet nga 45 deputetë të koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhë”, Partisë Boshnjake si dhe nga deputeti i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj.

Zoti Beçiq, falënderoi deputetët për konstitutimin e përbërjes së re të Kuvendit dhe për besimin që i dhanë, e sidomos falënderoi për përkrahjen e dhënë deputetët e Partisë Boshnjake dhe Listës Shqiptare.

Ndërsa, mandatar për Kryeministër të Qeverisë së Malit të Zi, u propozua që të jetë Zdravko Krivokapiq, i cili ishte bartës i listës së koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”.

Edhe pse Partia Demokratike Socialiste e presidentit malazez Milo Gjukanoviç fitoi më së shumti vota në zgjedhjet e 30 gushtit, një koalicion i tre partive opozitare siguroi shumicën në parlamentin me 81 vende.

Një përplasje jo e vogël është zhvilluar mes partive opozitare, fituese të zgjedhjeve në Malit të Zi, për postet e ashtuquajtura të “sigurisë së lartë”, atë të Ministrit të Brendshëm, Ministrin e Mbrojtjes dhe kreun e Agjencisë së Zbulimit.

Në këtë kuadër, koalicioni i udhëhequr nga Dritan Abazoviq ka kërkuar që të jenë ata që do të propozojë drejtuesit e këtyre institucioneve në mënyrë që të garantohet orientimi euroatlantik i Malit të Zi.

Për këtë arsye ka pasur pasiguri nëse qeveria e re do të shtyjë Malin e Zi jashtë rrugës pro-perëndimore, por liderët janë zotuar se qeveria e re do të forcojë lidhjet me NATO-n dhe do të përshpejtojë reformat e nevojshme për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG