Lidhje

Ekipi i parë olimpik mes dy Koreve


Dymbëdhjetë lojtare të hokejit në akull për femra të Koresë së Veriut kaluan kufirin të enjten për t'u bashkuar me koleget e tyre në jug për të formuar ekipin e parë olimpik të bashkuar që nga koha e ndarjes së dy Koreve gjatë luftës civile të viteve 1950.

Veshur me ngjyra kuq e bardhë dhe me emrin zyrtar të Koresë së Veriut 12 lojtaret u pritën me lule nga koleget dhe trajnerja e tyre, ish-lojtarja amerikane Sarah Murray.

Përpara se të bashkohen, lojtarët e veriut dhe të jugut do të stërviten veçmas për disa ditë. Ndeshja e tyre e parë si ekip është planifikuar në 4 shkurt në Incheon, një përballje miqsore me Suedinë.

Që nga ndarja dy Koretë janë paraqitur me një ekip të përbashkët ndërkombëtar të atletikës vetëm dy herë, me një skuadër pingpongu në vitin 1991 dhe një ekip futbolli në të njëjtin vit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG