Lidhje

Koreja e Jugut dhe Veriut, bisedime për bashkëpunimin olimpik


Zyrtarët e Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut do të zhvillojnë të martën bisedime të nivelit të lartë rreth pjesëmarrjes së Phenianit në lojrat olimpike dimërore, por gjithashtu për të kërkuar mënyra për të ulur tensionet e rritura lidhur me kërcënimit bërthamor që vjen nga Koreja e Veriut.

Nga 9 në 25 shkurt në Korenë e Jugut do të mbahen Lojrat Olimpike Dimërore.

Presidenti i Koresë së Jugut Moon-Jae-in ka theksuar nevojën për paqe dhe pajtimit në funksion të lojrave olimpike dhe vazhdimisht ka ftuar Korenë e Veriut për pjesëmarrje, si një mënyrë për të rifilluar dialogun mes dy Koreve, dialog që u pezullua pas një prove bërthamore të Koresë së Veriut në vitin 2016.

Bisedimet do të zhvillohen në anën jugore të zonës së çmilitarizuar që ndan gadishullin, aty ku në vitit 1953 u nënshkrua marrëveshja e armëpushimit që I dha fund luftës mes dy Koreve.

Në krye të delegacioneve do të jetë Ministri për Bashkimin, i Koresë së Jugut Cho Myung-gyon dhe homologu i tij i koreano-verior, kryetari i Komitetit për Bashkimin Paqësor të vendit Ri Son Gwon.

Presidenti amerikan Donald Trump tha gjatë një konference shtypi të dielën se ai shpreson që bisedimet mes Koresë së Veriut dhe asaj të jugut të shkojnë "përtej lojrave olimpike" dhe tha se Shtetet e Bashkuara do të marrin pjesë në bisedime "në kohën e duhur".

Megjithatë Administrata Trump mbetet skeptike nëse çdo bashkëpunim që lidhet me olimpiadën do të çojë në një zhvillim të rëndësishëm diplomatik që Kim Jong Uni, të binte dakord të hiqte dorë nga armët bërthamore në këmbim të ndihmës ekonomike dhe garancive për siguri.

Të dielën, ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Nikki Haley tha se postimi në Twitter, i presidentit për butonin bërthamor kishte për qëllim të paralajmëronte udhëheqësin e Koresë së Veriut, se SHBA disponon aftësi më të mëdha bërthamore dhe mund t'i përgjigjen një sulmi me forcë shkatërruese.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG