Lidhje

Koreja e Veriut do të dërgojë orkestër në lojrat olimpike të Koresë së Jugut


Koreja e Veriut do të dërgojë një orkestër me 140 anëtarë në lojrat olimpike që mbahen muajin e ardhshëm në Korenë e Jugut. Kjo lëvizje shihet nga qeveria e Jugut si një gjest pajtues pas muajsh tensionesh për çështjet bërthamore.

Zyrtarët e Koresë së Jugut thonë se vendimi u mor gjatë një takimi mes delegacioneve të dy Koreve, të cilët u takuan për herë të dytë në një javë në fshatin kufitar Panmunjom.

Palët ranë dakord që orkestra të mbajë shfaqje në Seul dhe në Gangneung, pranë vendit ku do të mbahen lojrat olimpike të Pyeongchangut.

Të mërkurën priten të zhvillohen bisedime tjera lidhur me atletët e Koresë së Veriut që do të marrin pjesë në lojrat olimpike. Koreja e Jugut ka propozuar gjithashtu një ekip të përbashket të hokejit në akullit me veriun.

Propozimet për atletët duhet të miratohen nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar zyrtarë të të cilit pritet të takohen me zyrtarë nga të dy Koretë të shtunën në selinë e komitetit në Zvicër.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG