Lidhje

Emisarët koreano-jugorë së shpejti në Uashington


Dy emisarë të Koresë së Jugut po vijnë në Uashington për të njoftuar zyrtarët amerikanë rreth takimit të kësaj jave me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un. Ata janë kreu i zyrës për Sigurinë Kombëtare dhe shefi i Shërbimit Kombëtar të zbulimit.

Ata pritet të takojnë zyrtarë të nivelit të lartë të administratës Trump për t’i njohur me qëndrimin e Koresë së Veriut për bisedime të mundshme me Uashingtonin dhe gatishmërinë për të pezulluar provat bërthamore nëse i jepen garanci të caktuara.

Koreja e Veriut vazhdon programet e armëve në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe pa miratimin e bashkësisë ndërkombëtare përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG