Lidhje

Gazeta: Koreja e Veriut po ndërton raketa të reja


Sipas njoftimeve të gazetës Washington Post, agjencitë amerikane të zbulimit kanë diktuar shenja përmes fotografive satelitore se Koreja e Veriut po ndërton raketa të reja në një objekt të madh kërkimor në Sanumdong.

Zyrtarët e zbulimit i thanë gazetës se ndërsa në Sanumdong vazhdojnë operacionet, është ndërprerë puna në stacionin e lëshimit satelitor Sohae në bregun veriperëndimor të Koresë së Veriut ku punëtorët mund të shihen duke çmontuar një objekt për testimin e motorave.

Gjatë takimit të muajit të kaluar në Singapor, udhëheqësi koreanoverior Kim Jong Un pranoi "të realizojë çnuklearizimin e Gadishullit Korean", por dokumenti i nënshkruar prej tij dhe Presidentit amerikan Donald Trump nuk përmbante hollësi detaje se si dhe kur do të realizohet kjo.

Javën e kaluar, sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo tha se Koreja e Veriut vazhdon të prodhojë lëndë djegëse për bomba bërthamore pavarësisht premtimeve për të hequr dorë nga kjo.

Por ai u tha ligjvënësve se bisedimet me Korenë e Veriut janë "provë e verifikueshme" e hapave që po bëhen drejt çnuklearizimit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG