Lidhje

Koreja e Veriut: Turisti amerikan, nën arrest për "sjelljen e nxituar"


Koreja e Veriut thotë se arrestoi një turist amerikan më 10 prill për "shkelje të rëndë" të ligjeve të saj.

Agjencia zyrtare e lajmeve njoftoi se 24-vjeçari Matthew Miller Todd grisi vizën e tij gjatë hyrjes në Korenë e Veriut dhe kërkoi strehim në vend. Agjencia e lajmeve tha se zyrtarët po hetojnë sjelljen e nxituar të turistit, ndërsa ai po kalonte përmes imigracionit.

Incidenti i raportuar erdhi ndërkohë që Presidenti amerikan Barak Obama ishte për vizitë në Korenë e Jugut për bisedime me Presidentin Park Geun-Hye.

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se është në dijeni të raportit dhe ka qenë në kontakt me Suedinë, e cila vepron në rastet që përfshijnë amerikanët në Korenë e Veriut.
XS
SM
MD
LG