Lidhje

8 vjet shtesë burg për ish-presidenten koreano-jugore


Të premten një gjykatë e Koresë së Jugut dënoi ish-presidenten Park Geun-hye me tetë vjet të tjerë burg.

Sipas dokumenteve të gjykatës Qendrore të Seulit, 66 vjeçarja Park, u dënua me gjashtë vjet burg për marrjen e rreth 3 miliardë dollarë nga Shërbimi Informativ Kombëtar dhe dy vjet të tjera për ndërhyrje të parregullta në zgjedhjet parlamentare. Park, e cila ka mohuar akuzat, nuk u paraqit në gjykatë.

Ajo po kryen një dënim tjetër me 24 vjet burg, pas vendimi në muajin prill të një gjykate më të ulët, që e shpalli atë fajtore për korrupsion, përfshirë marrje rryshfeti, shpërdorimin detyre dhe praktika të detyrimit nëpërmjet kërcënimeve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG