Lidhje

Ushtria amerikan godet me sukses raketën “armike”


Vetëm pak ditë pas provës së Koresë së Veriut me raketë, Shtetet e Bashkuara realizuan me sukses një provë që simulonte një sulm me raketë balistike ndërkontinentale. Zyrtarët amerikanë e quajnë provën një arritje kritike në mbrojtjen amerikane.

Kjo është prova e parë e këtij lloji që parashikonte një sulm me raketë bërthamore kundër Shteteve të Bashkuara. Ushtria amerikane lëshoi raketën ndërkontinentale balistike nga Ishujt Marshall, pastaj lëshoi një raketë të dytë nga një bazë në Kaliforni. Synimi? Të rrëzojë raketën armike mbi Oqeanin Paqësor. Dhe kjo funksionoi. Raketa e dytë interceptoi raketën e parë, duke e shkatërruar atë në ajër mbi oqean.

Manovra vjen në mes të shtimit të tensioneve me Korenë e Veriut lidhur me programin bërthamor të kësaj të fundit. Pheniani ka përshpejtuar ritmin e provave me raketë gjatë javëve të fundit, pavarësisht se kjo është dënuar nga Kombet e Bashkuara dhe udhëheqësit botërorë. Nikki Haley është ambasadore e Shteteve të Bashkuara në OKB.

“Asgjë nuk po e detyron Korenë e Veriut të ndryshojë qëndrimet. Çfarë do të bëjmë nëse kjo prirje ndodh çdo ditë?”

Abasadorja Haley shton se Shtetet e Bashkuara dhe aleati më i afërt i Phenianit, Kina, po negociojnë veprime të mëtejshme në Këshillin e Sigurimit ndaj Koresë së Veriut.

“Sa duhet pritur për të dalë me një rezolutë? Të çfarë modeli duhet të jenë provat me raketa që ne të veprojmë? Pikërisht për këto po negociohet.”

Ambasadorja Haley thotë se administrata e Presidentit Trump beson se Kina po punon në fshehtësi me Korenë e Veriut për ta bindur këtë vend të heqë dorë nga provat bërthamore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG