Lidhje

Koronavirusi thellon hendekun mes vendeve të pasura dhe të varfëra


Popullsia në Gautemalë përballet me mungesa në ushqime për shkak të pandemisë
Popullsia në Gautemalë përballet me mungesa në ushqime për shkak të pandemisë

Pothuajse çdo vend botë po vuan një rënie thellë ekonomike për shkak pandemisë koronavirusit, por disa vende deri tani e kanë përballuar mirë se tjerët situatën duke zbutur ndikimin tek bizneset dhe punëtorët. Korrespondenti Brian Padden i Zërit Amerikës thotë se vendet e përparuara kanë lëvizur mënyrë agresive për përmirësuar shpërthimin e pandemisë po e përballojnë mirë situatën ekonomikisht, ndërsa vendet zhvillim kanë mungesë burimesh për mbrojtur prekurit, janë rrezikuarit.

Koreja e Jugut, Singapori dhe Vietnami janë shembuj vendeve vepruan shpejt dhe mënyrë efektive për përballuar shpërthimin e koronavirusit duke mbyllur bizneset, duke zbatuar testime zgjeruara dhe duke gjurmuar njerëzit e ekspozuar ndaj virusit.

Si rezultat, thonë ekonomistët, këto vende kanë patur shumë sukses duke rihapur ekonomitë e tyre.

"Nëse i bën këto, atëherë kur rihap ekonominë, vërtetë mund rrisësh besimin, sepse midis panjohurave është mënyra se si konsumatorët do t'i përgjigjen një rihapjeje graduale", thotë Stephanie Segal, analiste me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Vende përparuara Azi, Evropë dhe Amerikën e Veriut janë angazhuar përpjekjet masive ndihmës për kompensuar bizneset dhe punëtorët për humbjen e ardhurave gjatë mbylljeve ekonomive.

Vende si Gjermania e kanë mbajtur papunësinë relativisht të ulët duke kompensuar kompanitë për të mbajtur punëtorët në listën e pagave.

Në Shtetet e Bashkuara, e cila po përjeton humbje masive të vendeve të punës, përfitimet e punëtorëve po kanalizohen përmes programeve të papunësisë.

Por, boshllëqet në këto programe i kanë lënë shumë amerikanë të varur gjithnjë e më shumë tek ndihmat në ushqime.

Vendet në zhvillim që kanë luftuar me varfërinë e përhapur para pandemisë, janë goditur veçanërisht shumë nga rënia e thellë e eksporteve globale dhe turizmit botëror.

Duke paralajmëruar një pandemi të urisë, Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për gati 7 miliard dollarë ndihmë humanitare për të ndihmuar ata që janë më në rrezik.

"Ndihma humanitare nuk është thjesht një domosdoshmëri morale. Është një domosdoshmëri praktike për luftuar virusin. Nëse COVID-19 bën kërdi në vendet varfra, ne gjithë jemi rrezik", tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-, Antonio Guterres.

Megjithë nevojën në rritje për ndihmë ekonomike, konservatorët fiskalë janë gjithnjë e më kundërshtues ndaj rritjes së borxhit të qeverisë amerikane që tashmë është fryrë me triliona dollarë që nga fillimi i pandemisë. Ata paralajmërojnë se shpenzimet jashtë kontrollit do të kërkojnë rritje të taksave dhe masa shtrënguese që do të ngadalësojnë rritjen ekonomike për vite me radhë.

"Nëse shohim që njerëzit nuk kthehen në punë, atëherë do të ketë nevojë për ndihmë të mëtejshme. Dhe në atë moment a do të ndjehet dobësi, është një nga gjërat që do të dëgjoni të përmendet", thotë Stephanie Segal.

Por derisa të zhvillohet një vaksinë për koronavirusin ose një trajtim i besueshëm, thonë ekonomistët, mbetet e vështirë të parashikohet se sa e gjatë apo sa e rëndë do të jetë rënia ekonomike. Ata paralajmërojnë gjithashtu se rihapja e bizneseve shumë herët mund të zgjasë krizën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG