Lidhje

Korrupsioni në votimin për vendin mikpritës të Botërorit


Korrupsioni në votimin për vendin mikpritës të Botërorit
Korrupsioni në votimin për vendin mikpritës të Botërorit

FIFA përjashtoi dy zyrtarë të saj të lartë sepse ata deshën të shisnin votat e tyre për para, vetëm dy javë para se të vendoset përfundimisht se cili do të jetë vendi organizator i botërorit 2018. Ky vendim i FIFA-s vjen pas një hetimi të fshehtë të bërë nga gazeta Sunday Times e Londrës. Por ekzistojnë shqetësime se ky ekspozim mund të dëmtojë përpjekjet e vetë Britanisë për të qënë vendi organizator i kampionatit botëror të futbollit.

Wembley i Londrës – do të ishte stadiumi kryesor nëse Anglia fiton garën për botërorin 2018.
Por tifozët anglezë kanë frikë se të gjitha përpjekjet e vendit të tyre mund të dështojnë.
Një hetim i gazetës Sunday Times e Londrës gjeti se dy zyrtarë të FIFA-s, e cila vendos se cili vend do të organizojë këtë ngjarje sportive, ishin gati të merrnin ryshfete në këmbim të votës.

Pas një takimi urgjent të komitetit të etikës, FIFA vendosur të përjashtojë dy zyrtarë, Amos Adamu nga Nigeria dhe presidentin e Federatë Oceania të futballit, Reynald Temarii. Kryetari i Komisionit Claudio Sulser e pranon se kjo e ka dëmtuar FIFA-n.
"Kur flitet për FIFA-n, ekziston një qëndrim negativ rreth saj, flitet për korrupsion. Kemi të bëjmë me një skenar të çuditshëm, por në të njëjtën kohë nuk është shaka sepse FIFA është organizatë e madhe me shumë interesa dhe disa gjëra mund të shkojnë keq. Ndryshimi tani është se ne po përpiqemi të punojmë në transparencë të plotë".

Për një kohë të gjatë ka pasur dyshime për korrupsion në procesin e ofertave të vendeve organizatore, thotë gazatari sportiv, Martin Lipton.
"Gjithnjë ka pasur rëndësi se kë ke mik dhe sa para ke për të dhënë. Gjithnjë ka qënë kështu dhe nuk ka ndryshuar. Të fitosh konkursin për të qënë vendi organizator i kampionatit botëror të futbollit është thjesht një përfitim shumë i madh ekonomik, pasi me të shoqërohen shuma të mëdha investimesh për stadiumet, infrastrikturën dhe për gjithë ekonominë e vendit. Flitet për miliarda dollarë që hyjnë në vendin organizator të botërorit".

Zyrtarë të tjerë të FIFA-s kanë kritikuar median britanike për fokusim te korrupsioni në këtë organizatë dhe kjo mund t’i kushtojë Britanisë vota.
"Edhe vetë drejtuesit e konkursit e pranojnë dëmin që është bërë. Për mendimin tim, hetimet e gazetës Sunday Times janë shumë të vlefshme, sepse ekspozojnë diçka që po ndodh tani".

Votimi se cili vend do të organizojë botërorin 2018 dhe 2022 do të zhvillohet më 2 dhjetor në Zyrih të Zvicrës.

Britania do të dërgojë atje zyrtarët më të lartë, mes tyre kryeministrin David Cameron dhe ish kapitenin e skuadrës, David Beckham.

Britanikët konkurojnë me Rusinë si dhe me Spanjën, Portugalinë, Holandën dhe Belgjikën.
Në stadiumin Wembley, tifozët britanikë mendojnë se ende kanë një shans të mirë për të fituar, megjithë zbrapsjen si pasojë e hetimeve të fundit.
"Nuk dua t’ia di për gjëra të tjera veçse të jemi vendi organizator dhe këtë e meritojmë. Me sa duket ne nuk mund ta fitojmë kampionatin, prandaj do të ishte mirë ta organizojmë atë"!

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë ish presidentin Bill Klinton në përpjekje për të fituar konkursin për botërorin 2022 ndaj Katarit, Koresë së Jugut, Japonisë dhe Australisë.
Megjithatë, kushdo që e fiton këtë konkurs, dyshimet për korrupsion në nivelet më të larta zyrtare nuk ka të ngjarë të zhduken.

XS
SM
MD
LG