Në Kosovë, drejtues të organizatave të dala nga lufta e kanë kundërshtuar krijimin e një gjykate të veçantë që të trajtonte pretendimet për krime lufte të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ata thanë sot se kjo shkel integritetin e shtetit dhe e mohon luftën çlirimtare. Diplomatët perëndimorë po debatojnë me autoritetet në Prishtinë për ngritjen e kësaj gjykate të veçantë për krime lufte që do të trajtonte pretendimet e ngritura nga ish i dërguari i Këshillit të Evropës Dick Marty.