Në Kosovë aktualisht janë regjistruar më shumë se 150 mijë punëkërkues, nga të cilët rreth 56 mijë janë regjistruar për herë të parë pas shfaqjes së pandemisë. Një pjesë e të papunëve do të mbështeten nga qeveria përmes paketës emergjente, por sindikalistët e sektorit privat në Kosovë thonë se ky sektor është goditur më së rëndi dhe do të vuajë pasojat e ekonomike për një kohë të gjatë. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Leonat Shehu.
Facebook Forum