Lidhje

Kosovë: Qeveria nuk rrit pagat sipas premtimeve


Kosovë: Qeveria nuk rrit pagat sipas premtimeve
Kosovë: Qeveria nuk rrit pagat sipas premtimeve

Në Kosovë, qeveria ka dështuar të përmbushë zotimin për rritjen e pagave të punonjësve të sektorit publik. Më gjashtë janar kryeministri në dorëheqje Hashim Thaçi, publikoi vendimin për rritjen e pagave nga një janari, për 50 për qind për mësimdhënësit parauniversitarë dhe familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, për rritje prej 40 për qind për policinë e Kosovës dhe një rritje përtej 30 për qind për shërbyesit civilë, zyrtarët doganorë, punëtorët shëndetësorë dhe zjarrfikësit.

Por, sot kur është dashur të paguhen rrogat, qeveria në largim bëri të ditur se arsyeja e moszbatimit të vendimit është mosmiratimi i buxhetit të Kosovës, për shkak të zvarritjes së procesit të zgjedhjeve. Gjatë tërë ditës qeveria e Kosovës ka debatuar për këtë çështje me përfaqësuesit e sindikatave, të cilët nuk e komentuan këtë zhvillim.

Zyrtarë të qeverisë thanë se punonjësit e sektorit publik do të marrin pagat nesër por pa rritjen e zotuar e cila do të kompensohet pas krijimit të institucioneve të Kosovës.

Që në shpalljen e vendimit për rritje rrogash, ekspertët e ekonomisë kishin ngritur shqetësime për mundësinë e zbatimit të tij për shkak se Kosova nuk ka miratuar buxhetin e vitit 2011.

Shqetësimet e tyre i kishin shprehur edhe përfaqësuesit e pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG