Në Kosovë, autoritetet thanë sot se fakti që Kosova nuk njihet nga pesë vende të Bashkimit Evropian nuk do të jetë pengesë për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj. Po ashtu ata shprehën bindjen se situata në veri nuk do të pasqyrohet në këtë proces. Por, çështjet politike mund të jenë sfidë për procesin e stabilizimit dhe përafrimit me Bashkimin Evropian, meqë marrëveshja për këtë proces duhet të ratifikohet nga çdo vend individual.
Autoritetet thonë se fakti që Kosova nuk njihet nga pesë vende të BE-së nuk do të jetë pengesë për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj