Autoritetet në Kosovë kanë bërë të ditur se që nga 1 nëntori i këtij viti pritet së filluari zbatimi i marrëveshjeve të arritura në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Palët kanë arritur marrëveshje në tri fusha që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes, njohjen e ndërsjellë të diplomave shkollore e universitare dhe regjistrat civilë. Këto marrëveshje që nuk janë nënshkruar shënojnë edhe rezultatet e para të bisedimeve ndërmjet të dyja palëve të filluara në muajin mars të këtij viti, që synojnë shtendosjen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.