Në Kosovë, ekspertë të çështjeve ekonomike, thanë sot se vendit i duhet ndërtimi i një kulture që prodhon marrëveshje mbi proceset e rëndësishme ekonomike që janë pjesë e kritereve për integrimet evropiane. Në një tryezë diskutimesh në kuadër të Këshillit Kombëtar për integrime evropiane, theksi u vu në mungesën e pajtimit edhe për procesin e privatizimit në Kosovë, që shpesh është shndërruar në temë përplasjesh të ashpra ndërmjet partive në pushtet dhe atyre në opozitë.
Write Your Quote Here ...Write your quote footer here...