Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, tha sot se institucionet janë përqendruar jo vetëm në parandalimin e përfshirjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja, por edhe pengimin e përhapjes së ideologjive që nxisin veprime ekstremiste. Duke vlerësuar se Kosova ndodhet në një periudhë të post radikalizmit, ai tha se me gjithë përparimet, vendi nuk është i paprekshëm nga veprimet e mundshme terroriste.
Facebook Forum