Lidhje

Kosovë: Korrupsioni, krimi, nxisin emigrimin


Të rinjtë e moshave nga 15 deri në 24 vjeç janë më të prirur për t’u larguar nga Kosova

Një studim i publikuar sot në Prishtinë nga një organizatë joqeveritare, flet se përveç papunësisë, ndër shkaktarët që nxisin emigrimin e paligjshëm janë edhe korrupsioni, krimi i organizuar dhe mosfunksionimi i shteti ligjor.

Sipas raportit të Grupit për Studime Juridike dhe Politike, të rinjtë e moshave nga 15 deri në 24 vjeç janë më të prirë për t’u larguar nga Kosova.

Gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë shënuar rritjen e numrit të qytetarëve që synojnë emigrimin në vendet e Bashkimit Evropian në kërkim të një jete më të mirë.
Kosova dhe emigracioni
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:43 0:00
XS
SM
MD
LG