Në Kosovë, sonte përfundon afati për regjistrimin e subjekteve politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet për pushtetin komunal më tre nëntor. Në këto zgjedhje do të përfshihen për herë të parë edhe komunat veriore të banuara me shumicë serbe, por subjektet politike nga ajo zonë duket se po presin deri në castet e fundit për t’u regjistruar. Zyrtarët serbë thanë se ata janë të gatshëm të regjistrohen, por pasi të jenë siguruar se zgjedhjet do të jenë të paanshme ndaj statusit të Kosovës.