Lidhje

Parlamenti i Kosovës miraton buxhetin për 2018-ën


Parlamenti i Kosovës miratoi të dielën me 62 vota për dhe dy kundër buxhetit për vitin 2018. Votimit i paraprinë debate të ashpra dhe mospajtime në mes të pushtetit dhe opozitës gjatë dy seancave të tjera me 5 dhe 6 dhjetor. Mungesat e deputetëve të koaliconit qeverisës bënë që votimi të lihej për të dielën.

Përfaqësues të pushtetit thonë se buxheti për vitin e ardhshëm parasheh të hyra prej 1 miliard e 829 milionë euro. Sipas tyre ky buxhet siguron rritje ekonomike deri në 4.6 për qind, zhvillim të përgjithshëm ekonomik, zvogëlim të shkallës se ekonomisë joligjore, përmirësim të kushteve të sektorit privat dhe ndikim në mirëqenien sociale të qytetarëve.

Opozita pohon se buxheti është joreal dhe me shifra të fryra. Sipas saj buxheti i vitit të ardhshëm vazhdon të varet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, çka nënkupton se Kosova do varet nga importi i prodhimeve të huaja duke anashkaluar prodhimin vendor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG