Pasdita e sotme pritet të shënojë fillimin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për zgjidhjen e çështjeve të interesit të përbashkët. Delegacioni i Prishtinës pritet të shkojë në takimin e parë pa miratimin e Parlamentit të Kosovës, i cili shtyu për të enjten debatin për një rezolutë në mbështetje të bisedimeve me Serbinë, të parat që kur Kosova shpalli pavarësinë e saj.
Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Leonat Shehu.