Lidhje

Kosova shënon ditën e forcës së sigurisë


Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha sot se në partneritet të ngushtë me aleatët duhet të zgjerohet misioni i Forcës së Sigurisë duke e shndërruar në garantuese të paqes në Kosovë dhe jashtë saj.

Kosova kremton Ditën e Forcës së Sigurisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:25 0:00

Ajo i bëri këto komente në një ceremoni rastin e ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila në dhjetor të vitit 2018 u shndërrua në ushtrinë e Kosovës.

“Në këtë ditë të veçantë nuk mund të mos shprehim falënderim për aleatët tanë para se gjithash forcave të NATO-s, ushtrive të vendeve mike të cilat po kujdesen çdo ditë që forcat tona të armatosura të zhvillohen edhe më tej. Ne jemi të gatshëm që këtë partneritet strategjikë ta ndërtojmë dhe ta thellojmë edhe më tej prandaj i Kosovës në NATO mbetet objektiv strategjik i Republikës sonë për të cilën do të angazhohemi me gjithë potencialin tone”, tha ajo.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se Forca e Sigurisë do të jetë një ushtri moderne dhe profesionale për të garantuar paqen, qëndrueshmërinë dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ai tha se Kosova është e përkushtuar që Ballkani Perëndimor të integrohet në strukturat euro-atlantike dhe për këtë, tha ai, marrëdhëniet e mira me fqinjët janë të domodoshme.

“Republika e Kosovës është plotësisht e vendosur që këto marrëdhënie t’i rregulloj përgjithmonë edhe me Serbinë dhe me qëllim të arritjes së marrëveshjes përfundimtare, obligative, gjithëpërfshirëse për njohjen reciproke ne kemi hyrë procesit të dialogut me Serbinë, i cili duhet të përmbyllet vetëm me njohje reciproke në mes dy shteteve sovrane sepse është e qartë se asnjë marrëveshje gjysmake nuk garanton paqe dhe stabilitet në rajon. Prandaj ne jemi të përkushtuar për zgjidhjen e të gjitha çështjeve që kanë mbetur pezull ndër të cilat çështja e të zhdukurve është një nga temat më të rëndësishme. Për fat të keq edhe sot e kësaj dite në Serbi vazhdojnë të gjenden varrezat masive me eshtrat e civilëve shqiptar të Kosovës të cilën janë rrëmbyer dhe ekzekutuar mizorisht dhe janë hedhur në varreza të përbashkëta anekënd Serbisë”, tha ai

Kryeministri Hoti i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që të ushtroj trysni ndaj Beogradit për të mos penguar kërkimet për gjetjen e varrezave masive, të cilat sipas tij janë një borxh humanitar dhe moral ndaj viktimave. Ai tha se Kosova ka dhënë shembull ndaj drejtësisë duke bërë thirrje që të zbardhet çdo krim i ndodhur në Kosovë.

“Populli i Kosovës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës kanë bërë luftë të drejtë, luftë mbrojtëse për pragun e derës, për liri dhe pavarësi, madje ne nuk kemi çka të fshehim dhe nuk kemi pse pengojmë punën e drejtësisë, ne kemi kërkuar me ngulm qe dy dekada dhe do të kërkojmë përherë që drejtësia ta thotë fjalë e plotë të saj dhe gjithë fajtorët e krimeve që kanë ndodhur në Kosovë të vihen para drejtësisë”, tha kryeministri Hoti.

Kosova po shënon ditën e Forcës së Sigurisë në një mjedis të ndarë politik dhe me një situatë të re politike pas arrestimit të ish udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish presidenti Hashim Thaçi, ish kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ish shefi i grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe ish kryetari i parlamentit, Jakup Krasniqi, akuzohen nga prokuroria për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në paraqitjen e parë para gjykatës ata kanë hedhur poshtë akuzat ndaj tyre.

Që nga dorëheqja e ish presidentit Thaçi në Kosovë ka filluar të rrjedhë afati prej 6 muajsh brenda të cilit vendi duhet të bëhet më president të ri, apo të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Partitë politike vazhdojnë të jenë të ndara se si të zgjidhet kjo situatë e cila kërkon dy të tretat e votave ne parlamentin 120 vendesh. Koalicioni qeverisës vazhdon të përballet me mungesë të numrave të mjaftueshme për një çështje të tillë ndërsa për brenda janë shfaqur shumë pakënaqësi.

Kryeministri Avdullah Hoti, tha sot se vendi i ka dy rrugë: “ose të gjendet një zgjidhje për çështjen e presidentit ose të dakordohen partitë për datën e zgjedhjeve”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG