Lidhje

SHBA dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe


SHBA-Kosovë
SHBA-Kosovë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, nënshkruan marrëveshje lidhur me Armët e Shkatërrimit në Masë dhe një marrëveshje mirëkuptimi mbi programin akademik “Fulbright”

Të dy zyrtarët e lartë thanë se nënshkrimi i marrëveshjes në fushën e parandalimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë rrit bashkëpunimin dhe partneritetin dypalësh në nxitjen e sigurisë dhe mbrojtjes së popullit të Kosovës dhe do të ndihmoj avancimin e profesionalizmit dhe efikasitetit të kufijve të Kosovës dhe zyrtarëve të rendit për t’u përballur me kërcënimet e mundshme që përfshijnë trafikimin e ndaluar të Armëve të Shkatërrimit në Masë dhe materialeve të ngjashme.
Ministri i jashtëm Enver Hoxhaj tha se kjo marrëveshje paraqet një hap të madh e të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

“Po ashtu, një marrëveshje e tillë e ndihmon Republikën e Kosovës që të plotëson standarde dhe norma ndërkombëtare sidomos rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1540 për parandalimin e armëve të shkatërrimit në masë”, tha ministri Hoxhaj.

Ambasadori amerikan Christopher Dell tha se nënshkrimi i këtyre dy marrëveshjeve paraqet një bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet aleatëve dhe dy shteteve të pavarura e sovrane.

“Këto janë dy çështje qartazi të ndryshme, por është me rëndësi se nënshkrimi i tyre i përbashkët paraqet një shumëllojshmëri e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës”, tha ambasadori Dell.

Marrëveshjet e sotme pasuan marrëveshjen e parë gjithëpërfshirëse dypalëshe në mes të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, të nënshkruar në mars të këtij viti dhe atë për Statusin e Forcave që siguron kuadrin ligjor brenda të cilit personeli civil i ushtrisë amerikane dhe Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të cilët nuk janë pjesë e misionit të NATO-s, do të veprojnë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG