Lidhje

Studentë nga Kosova në SHBA


Në Shtetet e Bashkuara ka një numër studentësh nga Kosova që bëjnë masterin në disa universitete të njohura. Ata i ka sjellë Fondi Kosovë-SHBA për edukimin, që këtu njihet shkurt me emrin KAEF. Nga viti 2004 deri në 2015, KAEF ka sjellë në Shtetet e Bashkuara mbi 70 studentë dhe po e vazhdon punën për të sjellë të tjerë.

Për çdo shtet të ri që përpiqet të konkurrojë në shekullin e 21, gjëja më e rëndësishme është kapitali njerëzor, thonë drejtuesit e fondit. Sipas tyre, nuk është thjesht çështje e aftësive teknike, por ka të bëjë edhe me aftësitë udhëheqëse, me të kuptuarit e forcave që i japin formë ekonomisë globale. Ky është qëllimi për të cilën këta studentë ndodhen këtu dhe KAEF shpreson që ata ta justifikojnë qëllimin.

Dan Davidson, president i Këshillave amerikane për Edukim Ndërkombëtar, organizata që mbikqyr Fondin KAEF: "Ajo që ka Kosova janë të rinjtë inteligjentë, njerëz që kuptojnë, njerëz inovativë. Ne mendojmë se ka rëndësi që Kosova të zhvillohet si një vend me aftësi sipërmarrëse, si një vend që të mund të konkurrojë dhe që një ditë të integrohet në Evropë, por edhe si një partnere e fortë e Amerikës. KAEF është një investim afatgjatë në Kosovë. Ne e kuptojmë se ekonomia e çdo vendi në zhvillim ka ulje-ngritjet e saj, siç po ndodh kudo. Qëllimi ynë është krijimi i brezi të ri udhëheqësish me trajnim të përparuar në administrim biznesi, sipërmarrje, financë. Këto janë fusha mjaft të sofistikuara që nuk mësohen thjesht në shkollë. Kosova është ende e re dhe nuk ka një universitet si Harvardi. Ajo do t’i ketë këto një ditë, por ajo që bëjmë ne është se i hapim këto institucione për të rinjtë e talentuar të Kosovës, që ata të marrin trajnimin e nevojshëm për ta udhëhequr Kosovën në dekadën e ardhshme,"

Akan Ismaili, Ambasador i Kosovës në SHBA: "Janë një grup i jashtëzakonshëm, i të rinjve të suksesshëm. Ata kanë marrë këtu një përvojë që do t’i ndihmojë edhe pasi të kthehen në Kosovë. Përveç edukimit të nivelit më të lartë, prania në një vend ku debati është global ka rëndësi të jashtëzakonshme."

Miriam Parel, shefe e strategjisë: "Kam pritshmëri shumë të larta. Ata janë ndër më të shkëlqyerit e Kosovës dhe punojnë shumë. Ata fitojnë mjaft aftësi por fitojnë edhe mjaft lidhje të cilat i vënë në zbatim kur kthehen në vendin e tyre."

Zëri i Amerikës intervistoi edhe studentët Hana Sahatqija, Granit Limani dhe Shpat Deda.

Studentë nga Kosova në SHBA
please wait

No media source currently available

0:00 0:05:04 0:00

XS
SM
MD
LG