Lidhje

Gjendje e qetë në veriun e Kosovës


Dy pjesëtarë të KFOR-it dhe tre qytetarë serbë u plagosën gjatë përleshjeve të së premtes

Në veriun e Kosovës situata duket më e qetë, pas tensioneve që pasoi operacionin e fundit të trupave paqeruajtëse të NATO-s. Dy pjesëtarë të KFOR-it dhe tre qytetarë serbë u plagosën gjatë përleshjeve që shpërthyen pas një operacioni të trupave të KFOR-it për të larguar një nga barrikadat e vendosura nga serbët në zonë, që sipas KFOR-it synonte përmirësimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët, në atë pjesë të Kosovës.

XS
SM
MD
LG