Lidhje

Kosovë: Aktakuzë kundër dy ish ministrave të kulturës


Në Kosovë, autoritetet thanë se sot është ngritur një aktakuzë kundër dy ish ministrave të kulturës nën dyshimet për shpërdorim detyre.
Sipas një njoftimi nga prokuroria e qarkut në Prishtinë, dy ish-ministrat, Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri, kanë nënshkruar kontrata të paligjshme duke dëmtuar buxhetin e Kosovës.

Sipas aktakuzës, zoti Haraqija, ka kryer dy vepra penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare ose autorizimit, duke lidhur kontrata të paligjshme me kompanitë “Concordia Pictures” dhe “Morina Films”.

Zoti Beqiri, megjithëse ka qenë në dijeni se kontrata që kishte lidhur zoti Haraqija ishte e paligjshme, ka lidhur një shtesë në të njëjtën kontratë me kompaninë “Morina Films”.

Në të njëjtën akuzë janë përshirë edhe pronaret e këtyre kompanive, Nehat Fejza e Armond Morina, që dyshohen për kryerjen e veprës penale të mashtrimit në detyrë.

Ish ministrat ishin anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovë dhe kanë shërbyer në dy kabinete qeveritare. Aktualisht, zoti Haraqija është Zëvendësministër i Financave.

XS
SM
MD
LG