Lidhje

Kosovë, akuza ndaj 2 personave, mes tyre drejtori i Doganave


Kosovë, akuza ndaj 2 personave, mes tyre drejtori i Doganave
Kosovë, akuza ndaj 2 personave, mes tyre drejtori i Doganave

Misioni i Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë ka bërë të ditur se Prokuroria e Posaçme e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër drejtorit të Doganave të Kosovës, Naim Huruglica dhe udhëheqësit të Drejtorisë Ligjore të këtyre doganave Lulzim Rafuna, për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Në një njoftim të EULEX-it thuhet se akuzat kanë të bëjnë me një importim të madh të duhanit të kryer në dhjetor të vitit 2008 nga katër kompani nga Kosova. "Ky importim u krye pak para ngritjes së akcizës e cila hyri në fuqi në janar 2009. Ky aktivitet konsiderohet i paligjshëm pasi është përpjekje për t’iu shmangur pagesës së akcizës. Që të dytë akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit dhe shpërdorim i autorizimeve ekonomike", thuhet në njoftim.

Këto akuza, sipas misionit të Eulex-it, bazohen në hetimet që kanë filluar më 5 tetor 2010 dhe të cilat janë kryer nga një prokuror i posaçëm i EULEX-it në bashkëpunim me policinë ekzekutive të EULEX-it. Dëshmitë janë mbledhur nga intervistat e dëshmitarëve dhe nga materialet e konfiskuara gjatë bastisjeve të kryera më 16 dhjetor 2010 në drejtorinë e Doganës dhe në Ministrinë e Financave, thuhet në njoftimin e Eulex-it.

Mirëpo, zyrtarë të Doganës së Kosovës i thanë Zërit të Amerikës se as Dogana si institucion, e as zyrtarët e saj nuk kanë marrë asgjë zyrtare deri tani në lidhje me ngritjen e aktakuzës.

Një ditë më parë, Misioni i Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë bëri të ditur se Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave në mesin e tyre edhe shefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës, në lidhje me një liçencë të telekomunikimit. Në qendër të hetimit është bartja e një liçence të një operatori për rrjetin mobil virtual në vitin 2007 – 2008, ndërmjet kompanisë private Dardafon dhe Postës dhe Telekomit të Kosovës, që dyshohet se është bërë në mënyrë të paligjshme.

Këto akuza ndodhin në një periudhë të përgatitjeve të autoriteteve për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës në përpjekje për të nxitur investimet e huaja aq të nevojshme për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG