Lidhje

Ambasadori amerikan në Kosovë shpreh mbështetje për presidentin dhe qeverinë e re


Ambasadori amerikan në Kosovë shpreh mbështetje për presidentin dhe qeverinë e re
Ambasadori amerikan në Kosovë shpreh mbështetje për presidentin dhe qeverinë e re

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Kristofër Dell, shprehu mbështetjen e tij per institucionet e reja te Kosovës të zgjedhura mbrëmë në Parlamentin e ri të vendit.

Në një deklaratë të ambasadorit Dell, i shprehen urime “Kosovës për përmbylljen e suksesshme të këtij procesi epik të zgjedhjeve dhe gjithë atyre që janë zgjedhur për ta udhëhequr kombin".

“Me zgjedhjet pas nesh”, thuhet në deklaratë, “tani është koha që qeveria e re t’ia fillojë punës së qeverisjes. Kosova përballet me sfida të shumta dhe me një agjendë të mbushur plot. Në këtë drejtim”, vazhdon tutje zoti Dell, “përqendrimi i Kryeministrit Thaçi në një agjendë thelbësore e cila përshkruan një vizion për të ardhmen e Kosovës është jashtëzakonisht i mirëseardhur”.

Ambasadori amerikan shton se “[t]hirrja e presidentit Pacolli për zgjedhje të drejtëpërdrejtë të presidentit të Kosovës pasqyron një pikëpamje të përbashkët për të gjitha forcat politike në Kosovë, dhe një punë e shpejtë për këtë reformë do të jetë poashtu shumë e mirëseardhur”.

“Si gjithmonë, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar qeverinë e re si mik dhe partner”, thuhet në reagimin e ambasadorit amerikan, Kristofër Dell.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG