Hulumtimet në Kosovë flasin për qindra mijëra armë në duart e qytetarëve të vendit dhe kjo sipas përfaqësuesve të institucioneve vendase e ndërkombëtare, paraqet kërcenim serioz për rendin dhe sigurinë. Në një debat të organizuar të premten në Prishtinë, u tha se çdo vit konfiskohen rreth 1300 armë, një numër ky shumë i vogël në krahasim me rreth 260 mijë të tilla që llogariten se janë në duar të qytetarëve. Kronikën nga Prishtina e përgatit korrespodenti i Zërit të Amerikës, Leonat Shehu.
Facebook Forum