Lidhje

Kosovë: Arrestohen katër zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë


Kosovë: Arrestohen katër zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë
Kosovë: Arrestohen katër zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë

Në Kosovë, zyrtarët e Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë, thanë se janë arrestuar katër zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë nën dyshimet për përfshirje në korrupsion. Arrestimet pasuan një operacion bastisjesh nga ana e policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it në selinë e kësaj ministri ne Prishtinë.

Një zëdhënës i EULEX-it tha se arrestimet janë pjesë e hetimeve që janë duke kryer autoritetet vendase e ndërkombëtare dhe që të katër të arrestuarit dyshohen për përfshirje në korrupsion, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe tenderëve si dhe nënshkrimin e kontratave të dëmshme.

Në mesin e katër të arrestuarve është edhe sekretari i përhershëm i ministrisë së shëndetësisë, Ilir Tolaj.

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit ka në përgjegjësinë e tij mbështetjen e autoriteteve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

XS
SM
MD
LG