Lidhje

Kosovë: Një shqiptar humb jetën në një shpërthim në veri të Mitrovicës


Policia e Kosovës njofton se një shqiptar ka humbur jetën nga pasojat e një shpërthimi në pjesën veriore të Mitrovicës, zonë e banuar me shumicë serbe.

Sipas policisë, një masë lënde shpërthyese plastike ishte vendosur në dritaren e një apartamenti përdhes, në një lagje me popullsi të përzier në veri. Një 38 vjeçar, ka humbur jetën nga pasojat e shpërthimit, ndërsa dy nga fëmijët e tij kanë pësuar plagë të lehta. Ai jetonte aty bashkë me gruan dhe katër fëmijë.

Policia tha se ende nuk dihen hollësi rreth motiveve apo autorëve të mundshëm të këtij incidenti, por nuk përjashtoi mundësinë që shpërthimi të ketë motive etnike.

Shpërthimi ka shtuar tensionet edhe ashtu të larta në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Prishtinës.

XS
SM
MD
LG