Lidhje

Parlamenti debaton mbi fundin e mbikqyrjes së pavarësisë


Parlamenti i Kosovës
Parlamenti i Kosovës

Parlamenti i Kosovës është zotuar t’i përmbushë të gjitha detyrimet që mundësojnë përfundimin e mbikqyrjes së pavarësisë


Parlamenti i Kosovës, miratoi sot projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve, që kanë të bëjnë me përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, në takimin e 24 janarit të këtij viti, kishte shprehur vullnetin politik që brenda vitit 2012 të përmbyllet mbikëqyrja e pavarësisë.

Pas atij takimi, më 31 janar, Parlamenti i Kosovës miratoi një rezolutë, me të cilën zotohej se do t’i përmbushë të gjitha detyrimet që dalin nga plani i kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari, në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës.

Kosova shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008, ndërsa një numër shtetesh që e kanë njohur atë, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian, themeluan grupin drejtues ndërkombëtarë për Kosovën dhe vunë zotin Pieter Faith, në postin e mbikëqyrësit të pavarësisë, e cila vazhdon të kundërshtohet ashpër nga Serbia

Grupi pritet të mblidhet më 2 korrik të këtij viti për të diskutuar shkallën e përmbushjes së kushteve, për t’i dhënë fund mbikëqyrjes, e cila pritet të përmbyllet në shtator të këtij viti.
XS
SM
MD
LG