Lidhje

Vetëvendosje kundër bisedimeve Kosovë – Serbi


Colorado Party's presidential candidate Horacio Cartes and VP-elect Juan Afara, wave to supporters in Asuncion, Paraguay, April 21, 2013. Cartes won a five-year term over Efrain Alegre of the Radical Liberal party.
Colorado Party's presidential candidate Horacio Cartes and VP-elect Juan Afara, wave to supporters in Asuncion, Paraguay, April 21, 2013. Cartes won a five-year term over Efrain Alegre of the Radical Liberal party.

Protestues të lëvizjes Vetëvendosje, qëlluan me domate ndërtesën e qeverisë së Kosovës gjatë vizitës së ndërmjetësuesit të BE-së, Robert Cooper.


Veprimtarë të lëvizjes Vetëvendosje, hodhën domate mbi ndërtesën e qeverisë së Kosovës, në shenjë kundërshtimi ndaj bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Protestues të kësaj lëvizjeje, u mblodhën sot në oborrin e qeverisë së Kosovës në kohën kur atje po qëndronte ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë – Serbi, Robert Cooper.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cilësoi veprimet e sotme të lëvizjes Vetëvendosje “veprime të ulta që dëmtojnë imazhin evropian të Kosovës. Shpalosja e ambicieve politike duhet të bëhet në mënyrë institucionale dhe demokratike në Parlament, e jo përmes dhunës së shfaqur kundër zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian. Këto veprime janë të papranueshme dhe si të tilla të dënueshme nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në një deklaratë për opinion të kryeministrit Thaçi.

Zoti Cooper arriti në Prishtinë nga Beogradi, ku një ditë më parë kishte biseduar me autoritetet e atjeshme për rifillimin e bisedimeve të ndërprera në mars të këtij viti, për shkak të zgjedhjeve në Serbi.

Zyrtarët serbë thanë se bisedimet teknike me Prishtinën kanë dhënë rezultate konkrete, por “tash në radhë janë çështjet politike, si veriu i Kosovës, mbrojtja e serbëve në jug të Lumit Ibër, statusi i manastireve dhe kishave serbe dhe pronat”, prandaj, siç thuhet,”bisedimet do të udhëhiqen nga një nivel më i lartë shtetëror”.



Në një komunikatë të qeverisë së Kosovës, thuhet se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha gjatë takimit me zotin Cooper se “marrëveshjet duhet të zbatohen edhe nga ana e Serbisë, pasi ato janë në dobi të qytetarëve të të dy shteteve dhe në dobi të forcimit të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal”.

Komunikata citon edhe zotin Cooper të ketë thënë se zbatimi i marrëveshjeve do të mundësojë çuarjen përpara të procesit.

Të filluara në mars të vitit 2011, bisedimet çuan në shtatë marrëveshje të ndryshme, përfshirë atë për lëvizjen e lirë, menaxhimin e përbashkët të kufirit dhe për përfaqësimin rajonal të Kosovës, po, zbatimi i tyre është ende i pjesshëm.

Prishtina është shprehur e gatshme të vazhdojë bisedimet, por vetëm pasi të jenë zbatuar marrëveshjet e deritashme.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka theksuar se është e domosdoshme që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura deri tash. Ajo i ka bërë këto komente duke shprehur gatishmërinë e saj që siç thuhet, “të takohet me këdo, kurdo dhe kudo kur kjo është në interes të popullit dhe të shtetit të Kosovës”.

Ky qëndrim pasoi deklaratat e presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliç, i cili thuhet se autoriteteve të Bashkimit Evropian, u ka shprehur gatishmërinë që të bisedojë me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Bisedimet Kosovë – Serbi, nuk janë parë me sy të mirë nga opozita në Kosovë, ndërsa lëvizja Vetëvendosje edhe sot përsëriti kundërshtimin e saj ndaj çfarëdo negociatash me Serbinë, e cila vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG