Lidhje

Zyrtarët në BE: Takimi pritet të ulë tensionet Kosovë-Serbi


Të martën Kosova dhe Serbia do të kenë përfaqësimin më të lartë në takimin e radhës në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Në Bruksel zyrtarët thanë se nuk ka ndonjë temë të caktuar për të cilën do të bisedojnë palët, por presin që ky takim të ndihmojë uljen e tensioneve të larta të ditëve të fundit ndërmjet të dyja vendeve që aspirojnë integrimet evropiane.

XS
SM
MD
LG