Në Kosovë përfaqësues të Bashkimit Evropian bënë thirrje për rifillim të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se këto bisedime duhet të ndryshojnë në ritmin e tyre, ndërsa analistët thonë se fillimisht duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura e të nënshkruara në ditën e sotme të vitit 2013.
Facebook Forum