Lidhje

Kosovë: Shefqet Kabashi pranon fajësinë për shpërfillje të Gjykatës së Hagës


Kosovë: Shefqet Kabashi pranon fajësinë për shpërfillje të Gjykatës së Hagës
Kosovë: Shefqet Kabashi pranon fajësinë për shpërfillje të Gjykatës së Hagës

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefqet Kabashi, pranoi sot fajësinë lidhur me akuzat për shpërfillje të Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë.

I cilësuar si dëshmitari kryesor në procesin gjyqësor kundër ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, zoti Kabashi, ngarkohet për "refuzim të qëllimshëm për t'iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve".

Sipas rregullave të Gjykatës, dëshmitari refuzues mund të dënohet me 100 mijë euro gjobë ose me deri në shtatë vjet heqje lirie.

Zoti Kabashi kishte refuzuar të dëshmojë kundër zotit Haradinaj në procesin e kaluar gjyqësor, kur ish kryeministri i Kosovës u shpall i pafajshëm, ndërsa refuzoi sërish të dëshmojë edhe në rigjykimin që filloi javën e kaluar.

Ish kryeministri Haradinaj i cili qe shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, u nxor sërish në gjykatën e Hagës për krime lufte për një rigjykim të pjesshëm bashkë me dy ish bashkëluftëtarët e tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj. Të tre akuzohen për vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës.

Vendimi për rigjykim të pjesshëm është i pari i këtij lloji në veprimtarinë 18 vjeçare të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë.

XS
SM
MD
LG