Lidhje

Kosovë: Sindikatat paralajmërojnë protesta nëse nuk rriten pagat


Kosovë: Sindikatat paralajmërojnë protesta nëse nuk rriten pagat
Kosovë: Sindikatat paralajmërojnë protesta nëse nuk rriten pagat

Zyrtarë të organizatave sindikale në Kosovë thanë sot se do të ndërmarrin të gjitha hapat, përfshirë edhe grevat e protestat, nëse qeveria e Kosovës nuk zbaton vendimin e saj për rritjen e pagave të punonjësve të shërbimeve publike. Por, ata thanë se do të presin miratimin e buxhetit të Kosovën për vitin 2011. Ata shprehën shqetësimin me faktin se qeveria dështoi të përmbushë zotimin për rritjen e pagave të punonjësve të sektorit publik.

Më gjashtë janar kryeministri në dorëheqje Hashim Thaçi, publikoi vendimin për rritjen e pagave nga një janari, nga 30 deri në 50 për qind për disa kategori të punonjësve të këtij sektori. Por, qeveria në largim bëri të ditur dje se arsyeja e moszbatimit të vendimit është mosmiratimi i buxhetit të Kosovës, për shkak të zvarritjes së procesit të zgjedhjeve, ndërsa u zotua se kjo do të ndodhë menjëherë pas miratimit të buxhetit.

Kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Ali Shabani, tha se sindikalistët besojnë në përmbushjen e vendimit të qeverisë dhe kjo ka bërë që edhe në disa shkolla ku ka pasur ndërprerje të mësimit, të rifillojë puna sërish në orët e pasdites.

Mos implementimi eventual, ne duam të besojmë se ai do të implementohet, SBASHK-u, bashkë me degët tjera që janë përfituese në këtë rast, do të veprojnë në mënyrë unike për ta detyruar unike për ta detyruar qeverinë për implementimin e vendimeve të qeverisë”, tha zoti Shabani.

Që në shpalljen e vendimit për rritje rrogash, ekspertët e ekonomisë kishin ngritur shqetësime për mundësinë e zbatimit të tij për shkak se Kosova nuk ka miratuar buxhetin e vitit 2011. Shqetësimet e tyre i kishin shprehur edhe përfaqësuesit e pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë dhe të Fondit Monetar ndërkombëtarë. Vendimi i qeverisë për shtyrjen e pagesës së rritjes së pagave është mirëpritur nga Ambasada amerikane në Kosovë derisa Parlamenti të miratojë buxhetin e vitit 2011. Në një deklaratë të zëvendës ambasadorit amerikan, Michael Murphy, thuhet se “vendimi i kryeministrit tregon respekt për sundimin e ligjit dhe rendin kushtetues në Kosovë. Udhëheqja kërkon marrjen e vendimeve të vështira. Sot, kryeministri tregoi se qeverisja e mirë është përparësi e Kosovës. Ky ishte vendim i drejtë”, thuhet në reagim, në të cilin nënvizohet se “rritja e vazhdueshme ekonomike dhe zhvillimi i Kosovës, varen nga partneriteti i fortë me aleatët e saj dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Sot, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane Kosova ka treguar se është një partner i fortë dhe i besueshëm”. Ky reagim, duket se ishte vendimtar edhe për qëndrimin e kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës Haxhi Arifi.

Shtetet e Bashkuara, për në janë fjala e fundit. Unë ndoshta do të prishem edhe me qeverinë time, por me Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do të prishem. Këtë liri e kemi prej tyre”, tha zoti Arifi.

Muaji mars është përvijuar si periudhë kur mund të realizohen pagat e rritura, nëse gjatë muajit shkurt krijohen institucionet e dala nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Procesi i krijimit të tyre varet nga ritmi i shqyrtimit të ankesave që janë bërë rreth procesit zgjedhor si dhe ritmi i bisedimeve për koalicionin e ardhshëm qeverisës që gjykuar nga rezultatet e zgjedhjeve, nuk duket një punë e lehtë.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG